Aktualitet

Italia e kërkonte! Rrushi jetonte i qetë në Shqipëri, u përfshi në vrasjen e Hoxhës

9 Nëntor 2021, 22:04 Nga DOSJA
Italia e kërkonte! Rrushi jetonte i qetë në Shqipëri, u

TIRANË– I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, por Ferdinan Rrushi lëvizte dhe jetonte i qetë prej më shumë se shtatë muajsh në Shqipëri, madje akuzohet dhe për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Tashmë Rrushit, i cili ndodhet pas hekurave i është miratuar edhe kërkesa për ekstradim në Itali, por ky proces është pezulluar deri në momentin që të mbyllë hesapet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e Hoxhës.

Ferdinand Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor. Telefonatat dhe bisedat e shkëmbyera me Hoxhën e bënë Rrushin të dyshuarin kryesor. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë zbuluan se Rrushi ishte personi i fundit që e kishte takuar Hoxhën, duke e bërë atë të dyshuarin kryesor për vrasjen e tij.

Madje kamerat treguan edhe Rrushin që udhëtonte drejt Dajtit në makinë me Hoxhën, vend ku dhe u gjet trupi i biznesmenit. Pas hekurave ndodhet edhe vëllai i Ferdinand Rrushit, Pajtim Rrushi.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand rrushi rruzhdi hoxha ferdinand rrushi rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2021, 20:35

74,880 vaksina Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se 74,880 doza të vaksinës Pfizer kanë mbë...