Aktualitet

E rëndë në Durrës! ‘Benz-i’ përplaset me plepin, vdes 23-vjeçari, shoferi rëndë

10 Nëntor 2021, 06:21 Nga DOSJA
E rëndë në Durrës! ‘Benz-i’ përplaset me

DURRËS– Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjësit në aksin Plepa-Romanat. Një mjet tip ‘Benz’ i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ermal Kadriu ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me plepin. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i cili ishte në mjet, 23-vjeçari me inicialet G.H.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident në durrës durres ermal kadriu aksident aksident në durrës durres ermal kadriu

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2021, 20:35

74,880 vaksina Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se 74,880 doza të vaksinës Pfizer kanë mbë...