Aktualitet

Kaloi Covid! Ngjela: Po ruhem nga korentet, Rama dhe Manastirliun nuk e dinin

9 Nëntor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Kaloi Covid! Ngjela: Po ruhem nga korentet, Rama dhe Manastirliun nuk e dinin

TIRANË-Avokati i njohur Spartak Ngjela ka zbuluar se sapo ka kaluar Covid-19. Në një lidhje me Skype, në emisionin ‘Opinion’ në ‘News24’, ai rrëfeu betejën e tij me koronavirusin të cilin e kaloi në shtëpinë e tij. Avokati pohoi se ishte infektuar me Covid pasi kishte bërë vaksinën. Infektimin me Covid, Ngjela ka treguar se e dinin shumë pak persona nga politika, mirëpo ka besimin se kryeministrin Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ishin në dijeni.

“Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi. Isha post-vaksinë. 2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente. Kisha pak temperaturë. Kam përshtypje që e kaluan edhe masën mjekët me përkujdesjen. Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë se ka ditur kam përshtypjen. Kush më pyeti e thoja. I thoja në raport me veten time se nuk gënjej. Jo jo, s’kam pasur lidhje politike me ish-kryeministrin, por profesionale, medicinale (Me Bashën). Tani mund të hapet linja, pasi nuk e kanë ditur. As ju nuk e dinit.”, tha ai.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid edi rama ngjela me covid spartak ngjela covid edi rama ngjela me covid spartak ngjela

Sondazh

Poll