Aktualitet

Tentuan të fusnin drogë në Maqedoninë e Veriut, kapen në flagrancë 3 persona (EMRAT)

9 Nëntor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Tentuan të fusnin drogë në Maqedoninë e Veriut, kapen

ELBASAN – Tre persona janë ndaluar në fshatin Rrajcë-Sutaj të Përrenjasit teksa po transportonin 11.5 kg drogë e llojit kanabis sativa. Ata po udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut. Të ndaluarit janë:  pranga Genci Xhahysa, 40 vjeç, Engli Pjeçi, 18-vjeç e Ervin Velia 31-vjeç.

Sipas informacioneve të policisë, personat në fjalë e kishin fshehur drogën në 3 çanta dhe e kishin vendosur në bagazhin e automjetit, i cili është në pronësi Genci Xhahysës. Bashkë me lëndë narkotike, policia e Elbasanit sekuestroi dhe 3 telefonat e të arrestuarëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po tentonin të trafikonin një sasi lënde narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër, për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit Policor Prrenjas, operacionin policor të koduar “Rrajca 2021”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit.

Në kuadër të këtij operacioni policor, në fshatin Rrajcë-Sutaj, bashkia Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me drejtues shtetasin G. Xh. dhe pasagjerë shtetasit E. V. dhe E. P.

Gjatë kontrollit të këtij automjeti, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 11 kilogramë e 500 gramë, e destinuar për t’u trafikuar në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan operacioni "rrajca 2021" policia e elbansanit trafik droge elbasan operacioni "rrajca 2021" policia e elbansanit trafik droge

Sondazh

Poll