Aktualitet

HARTA LIVE: Vranësira dhe temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për sot

9 Nëntor 2021, 06:21 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Vranësira dhe temperatura deri në 24 gradë,

TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga vranisëra dhe temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime gjatë paradites, ku herë pas herë vranësirat zhvillohen lokalisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke sjellë shira afatshkurtër. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites moti të përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti per sot parashikimi i motit 9 nentor 2021 moti ne shqiperi moti per sot parashikimi i motit 9 nentor 2021

Sondazh

Poll