Aktualitet

Kristi Pinderi:Perëndia u dha mesazh aktivistëve të LGBT nëpërmjet Frymës së Shenjtë

8 Nëntor 2021, 18:33 Nga DOSJA
Kristi Pinderi:Perëndia u dha mesazh aktivistëve të LGBT

TIRANË – Kristi Pinderi, aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, ka ndarë një postim në rrjetin e tij social Facebook ku shkruan se një grup aktivistësh kanë pranuar ftesën dhe kanë shkuar në kishën e pastorit Akil Pano për të dëgjuar një shërbesë aty.

Ai shkruan se aktivistët kanë shkuar me mendje të hapur për të dëgjuar gjithçka do flitej atje dhe ka theksuar se Perëndia u ka folur. Sipas tij Perëndia u ka dhënë një mesazh përmes Frymës së Shenjtë.

“Nje grup aktivistesh ishin sot ne kishen e Akilit. Shkuan me mendje te hapur per te degjuar cfare do flitej atje. Ne fakt, duket se Perendia u foli. Ky me poshte eshte çfare Perendia u tha, permes Frymes se Shenjte”, shkruan ai në Facebook.

Pinderi ka përcjellë fjalët e aktivistes Xheni Karaj, e cila i ka thënë se kanë pranuar ftesën e pastorit për të frekuentuar kishën e tij dhe ka dalë që aty me më shumë dashuri për partneren e saj se më parë.  Ajo ka thënë se ka menduar se pas shërbesës së sotme mendonte se ndoshta do ta donte më pak Livian, partneren dhe  ndoshta do e shikonte dashurinë e saj për të si mëkat por dashuria i është shtuar.

 

Shkrimi i plotë: 

“Nje grup aktivistesh ishin sot ne kishen e Akilit. Shkuan me mendje te hapur per te degjuar cfare do flitej atje. Ne fakt, duket se Perendia u foli. Ky me poshte eshte cfare Perendia u tha, permes Frymes se Shenjte.  Deshmon Xheni Karaj: “Erdhëm me mëndjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lezbike e gej! Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta degjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë. Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qënë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin. Pra mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri. Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa. Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli permës Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë: Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’! Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset. Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq. Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet. Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore. Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria. Tani e ka rradhën Akili ta lejojë Perëndine, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë –Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.AMEN!”, shkruhet në postim.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristi pinderi livia kristi pinderi ndryshime per lgbt ne shqiperi pastori akil pano xheni karaj kristi pinderi livia kristi pinderi ndryshime per lgbt ne shqiperi pastori akil pano xheni karaj

Sondazh

Poll