Aktualitet

Greva e kontrollorëve, mbyllen hetimet për tre punonjësit, çohen në gjyq

8 Nëntor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Greva e kontrollorëve, mbyllen hetimet për tre punonjësit,

TIRANË– Tre kontrollorët e trafikut ajror në Rinas të arrestuar pas grevës disa ditorë të zhvilluar disa muaj më pare, do të përgjigjen para gjykatës për akuzën “pengimit të qarkullimit te mjeteve ajrore”. OraNews shkruan se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre  ish punonjësit e Kontrollit të Trafikut Ajror në Rinas Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini që do të gjykohen për akuzën e “pengimit të  qarkullimit të mjeteve ajrore” për të cilën rrezikojnë deri në tre vite burg.

Çështja u hetua nga prokurorja Marjeta Zaimi, e cila ka dërguar dosjen në gjykatë për seancë paraprake.

Tre kontrollorët u vunë në pranga që në muajin prill të këtij viti pas një greve disa ditore pasi shpallën ‘paaftësi’ për punë për shkak të stresit të krijuar dhe përgjysmimi i pagave të tyre. ata nuk kanë pranuar se kanë organizuar grevë duke i qëndruar pretendimit se në kushte stresi nuk punonin dot.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greva e kontrolloreve ne aeroport kontrolloret e rinasit greva e kontrolloreve ne aeroport kontrolloret e rinasit

Sondazh

Poll