Aktualitet

Italia nuk i dha nënshtetësinë, shqiptarja hidhet nga ura (HISTORIA)

8 Nëntor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Italia nuk i dha nënshtetësinë, shqiptarja hidhet nga ura

ITALI- Një 47-vjeçare, e cila ka bashkëpunuar me Policinë italiane për të shkatërruar një grup prostitucioni është vetëvrarë, pasi i është refuzuar nënshtetësia italiane. Ilgiorno shkruan se Adelina Sejdini në vitin 1996 denoncoi në Polici tutorët e saj, të cilët e shfrytëzuan për vite me rradhë në Itali.

Ajo për vite me radhë kishte kërkuar statusin e refugjatit në Itali, por që gjithmonë i është refuzuar. Ndërkohë që disa ditë para se të vriste veten duke u hedhur para një hekurudhe, ajo u dogji veten me benzinë para Ministrisë së Brendshme, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e qeverisë. Pas kësaj gjithashtu tentoi të fliste me presidentin italian Sergio Mattarella, e cili e injoroi.

Sejdini vite me parë ishte shprehur se në mënyrë që të denonconte tutorët e saj, shteti italian i premtoi mbrojtje, por që kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

“Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje. Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane” tha ajo.

47-vjeçarja gjithashtu mori vesh së fundmi se ishte diagnostifikuar me kancer në gji.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adelina sejdini sergio mattarella vetevritet shqiptarja ne itali adelina sejdini sergio mattarella vetevritet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll