Aktualitet

Iu ça goma! Makina përplaset me kamionin në Korçë, plagoset nëna me fëmijët

8 Nëntor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Iu ça goma! Makina përplaset me kamionin në Korçë,

KORÇË– Tre persona, mes tyre dy fëmijë mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në një aksident që ndodhi në aksin rrugor Korçë-Maliq. Dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin pasi iu ça një nga gomat dhe më pas është përplasur me kamionin tip “Volvo”, që ndodhej i parkuar pranë fshatit Bulgarec.

Dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja ka marrë dëmtime më të mëdha. Të tre të plagosurit ndodhen në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce aksident ne korce korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Nëntor 2021, 23:22

Shpërthim pranë një ‘exchange’ në Yzberish

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në “Misto Mane” mbëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike shkëmbimi valutor, por ende nuk dihen ...