Aktualitet

“S’doja të vidhja, kisha frikë nga mami”/ U fut të vidhte palestrën, kapet shqiptari

7 Nëntor 2021, 21:20 Nga DOSJA
“S’doja të vidhja, kisha frikë nga mami”/ U fut

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali pasi tentoi të hynte dhe të vidhte një palestër, por në fakt përfundoi në pranga.

“Nuk doja të vidhja asgjë, u vonova me miqtë e mi dhe nga frika se mos e zemëroja mamin, nuk shkova në shtëpi. I vetmi vend ku mund të flija ishte palestra Travo, por fatkeqësisht mbërritën karabinierët,”-tha ai gjatë marrjes në pyetje.

I riu u fut në palestër në orën 2.30, por pikërisht në këtë moment ra edhe alarmi duke dërguar sinjalin tek Policia. Me të mbërritur Policia, shqiptari tentoi të largohej nga palestra nëpërmjet një dritareje të vogël. Por nuk ia doli që të shpëtonte.  

Marrë nga liberta.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll