Nesër,takime të rëndësishme!Ç’paralajmëron Yuri Kim, kush janë të dërguarit nga SHBA
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar takime të rëndësishme për nesër. Duke ndarë një foto me ta, ambasadorja ka bërë me dije se në...
DURRËS– Shpejtësia mbi normat e lejuara është “kapur” nga makina inteligjente. Që prej mbrëmjes së datës 5 nëntor deri mbrëmjen e sotme është vendosur në rrugët e brendshme të Durrësit kanë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.
NJOFTIMI I PLOTË:
Makina inteligjente, monitorim të qarkullimit të automjeteve gjatë orëve të mbrëmjeve, në rrugët e brendshme të Durrësit. Prej mbrëmjes së datës 5 nëntor deri mbrëmjen e sotme, makina inteligjente është zhvendosur në Durrës, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme të qytetit të Durrësit, si dhe në dalje e në hyrje të këtij qyteti. Gjatë monitorimeve me afate të shkurtra kohore, në shumë pika të cilësuara me risk për përfshirje në ngjarje rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Durrës, nëpërmjet makinës inteligjente, kanë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.
Nga verifikimet ka rezultuar se: •112 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit; •58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit; •54 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar takime të rëndësishme për nesër. Duke ndarë një foto me ta, ambasadorja ka bërë me dije se në...
SEUL– Emri i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim por përflitet sërish për t’u shpërngulur në Korenë e Jugut. Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplo...
TIRANË– Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e FRPD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur mble...
TIRANË- Nesër në selinë blu do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Mbledhja do të nisë në orën 12:00, 5 orë para nisjes së seancës plenare...
ISLANDË– Angjelin Sterkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Armando Beqirajt! Vendimi është marrë më 23 tetor nga Gjykata e Islandës për vra...
DURRËS– Një aksident është shënuar në aksin rrugor Xhavzotaj-Rreshbull, ku të lënduar kanë mbetur 2 persona, mes tyre një fëmijë.Pasditen e sotme, mj...
POGRADEC– Së fundmi në vend janë denoncuar një sërë akuzash për sulme seksuale ndaj të miturave. Por mesa duket ngjarje të tilla të rënda ndodhin edhe në ...
TIRANË– Kaq zgjati! Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë liderin historik të PD-së, S...
TIRANË– 5 persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit në vendin tonë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dij...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku punonjësi i OSHEE, 40-vjeçari me iniciale H.N., ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt ...