Aktualitet

Mblidhet Kryesia e grupit parlamentar të PD/ Basha sulmon Berishën: PD s’mbahet peng

7 Nëntor 2021, 15:11 Nga DOSJA
Mblidhet Kryesia e grupit parlamentar të PD/ Basha sulmon Berishën: PD

TIRANË– Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e FRPD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar. Mbledhja nisi sot pasdite, në orën 18:00, por ende nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje. 

Para se të hynte në selinë blu, Basha pati një komunikim të shkurtër me mediat, ku edhe sulmoi publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha. Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh në mënyrë metaforike se Berisha ishte tubi i oksigjenit që mbante në jetë të ashtuquajtur regjimin e Edi Ramës. Ndaj dhe ai ishte i vendosur për ta shkëputur. 

Sa i përket çështjeve parlamentare, Partia Demokratike ka prezantuar tre amendamente, që parashikojnë, ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe implementimin e Vettingut në politikë. Por mund të diskutohet edhe lidhur me qëndrimet që do të mbahen nesër në Kuvend, apo dhe propozimin e nenit për oligarkët në ligjin ‘anti-mafia’.

Mbledhja e sotme vjen pasi Lulzim Basha ka marrë disa vendime për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore për të zëvendësuar Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin, e cila mungoi sot në takim, por mban postin e kryetares së LDGSH-së që nga 2011.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Do disktohet për Reformën Zgjedhore, nesër PD mbledh grupin parlamentar (ORA)

Mbledhja në selinë blu! Kush janë dy deputetët që mungojnë në takimin me Bashën

Sulm direkt! Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Do e këpus tubin e oksigjenit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha mbledh kryesine 7 nentor 2021 lulzim basha basha mbledh kryesine 7 nentor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll