Aktualitet

70-vjeçari gjendet i pajetë buzë rrugës në Lushnjë, dyshohet për aksident

6 Nëntor 2021, 06:52 Nga DOSJA
70-vjeçari gjendet i pajetë buzë rrugës në

LUSHNJE– Një person është gjetur pajetë buzë rrugës në aksin Lushnjë – Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është është gjetur pranë fshatit Golem të Lushnjës dhe është identifikuar si Muhamet Fusha, 70 vjeç, banues në Dushk.

Trupi i viktimës është akoma buzë rrugës nacionale, i rrethuar nga efektivë policie, të cilët e kanë mbuluar me një çarçaf të bardhë. Paraprakisht dyshohet se 70-vjeçari është goditur nga një automjet pasi ka dëmtime të mëdha në trup, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja dhe sa kohë ka trupi i të moshuarit në anë të rrugës. Ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje lushnje

Sondazh

Poll