Aktualitet

Grabitën noterin Thoma Kaçi, jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për 3 autorët

5 Nëntor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Grabitën noterin Thoma Kaçi, jepet masa e sigurisë

SARANDË- Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për tre personat e dyshuar si autorë të grabitjes së noterit Thoma Kaçi në Sarandë ka përfunduar. Mësohet se për të tre personat e dyshuar si autorë, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula 39-vjec, Elis Avduli allias Mile Xhafa, 52-vjec dhe Vladrias Himaj, 34-vjec është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Gjithashtu bëhet me dije se tre autorët e dyshuar nuk i kanë pranuar akuzat e grabitjes, ndërkohë që pista kryesore e hetimeve është grabitja për hakëmarrje. Kjo pasi Kaçi është nën hetim sepse dyshohet se ka falsifkuar dokumentet për shit-blerjen e 28 apartamenteve.

Ngjarja ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elis avduli grabitet noteri ne sarande mile xhafa oltjon kolonja oltjon pula thoma kaçi vladrias himaj elis avduli grabitet noteri ne sarande mile xhafa oltjon kolonja oltjon pula thoma kaçi vladrias himaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 13:38

REL: Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët?

SHBA – Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të prekshme dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supo...