Politike

‘Akuzoheni për veprime amorale’/ Zv/drejtori i RTSH: Këtu të bëjnë me 700 të dashura

5 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
‘Akuzoheni për veprime amorale’/ Zv/drejtori i RTSH: Këtu

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Medias, u zhvilluan pyetje për drejtorin e komanduar të Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka. Ky i fundit iu përgjigj akuzave që u ngritën nga deputetja e Partisë Demokratike Eralda Bano. Deputetja i tha se ai është akuzuar për veprime të ndryshme korruptive dhe amorale. Leka i quajti akuat si të referuara nga portale të cilat i quan si terroriste. Sipas tij, këto portale e bëjnë dhe me 700 dashnore si dhe raste të tjera.

PYETJE-PËRGJIGJE

Deputetja e PD: Ju si administrator përgjegjës, zv. drejtor jeni anatemuar nga media për veprime korruptive dhe amorale. Ndiheni personalisht i sulmuar? Apo raportet e auditit të brendshëm të RTSH, Këshilli apo RTSH-ja kanë gjetur shkeljet tuaja? A keni patur konflikte interesi në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave apo Punonjësve?

Martin Leka: Për akuzat. Në qoftë se i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist që përmend…

Deputetja e PD: Janë edhe punonjësit tuaj të RTSH-së.

Martin Leka: Po ku janë? Për korrupsionin ka organe kompetente, kush është i aftë të bëj denoncimin. Unë dërgoj në shtëpi vetëm rrogën time. Megjithatë jam i hapur ndaj kujtdo, të bëj çdo lloj denoncimi lidhur me korrupsionin e bërë nga Martin Leka. Për ato të tjerat më vjen keq që përmendi akuza që kanë lidhje. Se e di unë, këtu të bëjnë me 700 të dashura, e të tjera e të tjera, por këto janë portale terroriste, që Komisioni i Medias duhet të dijë çfarë janë këto portale terroriste që terrorizojnë kalamjtë në shtëpi, duke u çuar baballarëve dashnoret në shtratet e grave.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike eralda bano komisioni i medias martin leka eralda bano komisioni i medias martin leka

Sondazh

Poll