Politike

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Balla: I duhuri, Meta të caktojë datën e zgjedhjeve

5 Nëntor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Balla: I duhuri, Meta të caktojë

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme për gazetarët se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit ishin të duhurat. Ai shtoi se përpjekjet që ndalojnë të drejtën e popullit nuk mund të pengojnë zgjedhjet. Ndër të tjera, ai u shpreh se presidenti Ilir Meta ka kompetencën për të marrë vendimarrjen në lidhje me datën e zgjedhjeve për krerët e Bashkive.

Gjej rastin të shpreh vlerësimin për institucionet e ngarkuara nga Kushtetua për organizimin e proceseve zgjedhore. Të gjithë e mbani mend, që i përcollët vendimmarrjet e presidentit, për anullimin e mbajtjeve të zgjedhjeve vendore. Kuvendi u shpreh për rivendosjen e respektimit të kushtetutës. Vendimi i Gjykatës ishte i duhur, është sovrani që vendos, cdo përpjekje për ti hequr të drejtën popullit, asnjë palë nuk mund të pengojë në zgjedhjet. Shpreh vlerësimin për konsulencën dhe dobinë që marrim nga Venecia. Sa herë që japin një opinion, duhet pranuar nga të gjitha palët. Presidenti duhet të marrë vendimmarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Është presidenti që e ka këtë kompetencë.‘- u shpreh Balla.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese per 30 qershorin taulant balla gjykata kushtetuese per 30 qershorin taulant balla

Sondazh

Poll