Aktualitet

Artan Hoxha paralajmëron pamjet të frikshme: Betejë plumbash mes Çapjave dhe policisë (Video)

15 Qershor 2019, 07:10 Nga DOSJA
Artan Hoxha paralajmëron pamjet të frikshme: Betejë plumbash mes

TIRANË– Gazetari Aran Hoxha ka bërë një paralajmërim për publikimin e një videoje të frikshme. 

I ftuar në “Repolitiz”, Hoxha u shpreh se po përgatit materialin dhe se brenda javës do të publikojë momentin kur anëtarë të fisit Çapja kanë sulmuar forcat Operacionale të Policisë, ngjarje e ndodhur më 8 qershor të vitit 2016.

Gazetari shpjegon më tej se është pikërisht ky sul që ka ndaluar Forcat Operacionale të përfhsihen në megaoperacionin të realizuar një ditë më parë në Elbasan nga FNSH-ja dhe RENEA.

Elbasani është qyteti që ka më shumë vrasje. Aty ka një numër të madh policësh të vrarë direkt nga mafiat. Çapjat i kanë sulmuar direkt forcat operacionale. Prandaj nuk është përfshirë në operacionin e djeshëm besoj. Është goditur direkt, ka pasur një betejë. Do bëj gati materialin dhe do shikoni që zjarri i hapur mes punonjësve të operacionales dhe pjesëtarëve të një grupi kriminal në Elbasan të duket sikur je në Sinaloa të Meksikës dhe karteli i Sinalos po lufton me gardën meksikane.

Uroj që ky të jetë fillimi dhe jo fundi. Sepse me të vërtetë Elbasani ka nevojë për ta zbërthyer një herë e mirë dhe për të dhënë drejtë për kaq shumë njerëz të vrarë, dhe familje e fise që kanë ikur nga sytë këmbët nga Elbasani për t’i shpëtuar këtyre njerëzve që mbanin nën sundim qytetin”, tha Artan Hoxha ndër të tjera. 

NJë ditë më parë, RENEA ka goditur fisin e Çapjave në Elbasan. 13 të arrestuar, mes tyre edhe Florenc Çapja, i akuzuar për tentativë vrasje dhe një sërë ngjarjesh të tjera. Armë, fishekë, jelekë anti-plumbë, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha capjat sulmojne operacionalen perplasje ne elbasan artan hoxha capjat sulmojne operacionalen perplasje ne elbasan

Sondazh

Poll