Aktualitet

U arrestuan se i bllokuan rrugën Ramës në Librazhd, mbështetësit e PD-së kërkojnë lirimin e protestuesve (VD)

14 Qershor 2019, 20:04 Nga DOSJA
U arrestuan se i bllokuan rrugën Ramës në Librazhd,

ELBASAN- Qytetarë e simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbështetje të 7-të arrestuarve që bllokuan dhe organizuan protestën ndaj kryeministrit Rama në Librazhd.

Me thirrjet “Rama Ik” ata kërkuan lirimin e drejtuesve lokalë në Elbasan, mes tyre ish deputeti Aurel Bylykbashi.

Policia ka filluar shoqërimet një ditë më parë, pasi eskorta e kryeministrit u qëllua me vezë teksa futej në Librazhd. Dje pasdite u shoqëruan kryedemokrati i Prrenjasit, Arjan Karriqi, dhe sekretari Leonard Ozuni.

Rama zhvilloi dje takimin e radhës në Librazhd në kuadër të fushatës elektorale. Ai u prit me protesta dhe incidente, ku dhjetëra demokratë kanë dalë në rrugën hyrëse të këtij qyteti, dhe me thirrjet “Rama ik!”, protestuan kundër kreut të qeverisë.  Protestuesit ndezën edhe tymuese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan karriqi arrestohen 5 zyrtare te pd aurel bylybashi bujar vreto erlind gurra eskorta e rames qellohet me veze rama ne librazhd simpattizante te pd kerkojne lirimin arjan karriqi arrestohen 5 zyrtare te pd aurel bylybashi bujar vreto erlind gurra eskorta e rames qellohet me veze rama ne librazhd simpattizante te pd kerkojne lirimin

Sondazh

Poll