Arrestimi i anëtares së AMA-s, kolegët i dalin në mbojtje Suela Mustës: Lirojeni, sa pa na mbuluar turpi të gjithëve!
14 Qershor 2019, 20:12Nga DOSJA
TIRANË- Gazetarët Anila Basha dhe Mentor Kikia i kanë dalë në mbrojtje koleges së tyre të arrestuar ditën e sotme, Suela Mustës.
Në rrjetet e tyre sociale, Kikia shkruan se anëtarja e AMA-s duhej liruar sa më shpejt pasi ajo është symbol i vuajtjeve në komunizëm.
“Lirojeni këtë vajzë sa pa na mbulur të gjithëve balta e turpit të kësaj drejtësie!,”-shkruan ndër të tjera Kikia.
Në mbrotje të gazetares së arrestuar ka dalë edhe Anila Basha, e xcila shkruan se Musta s’mund të trajtohet si kriminele.
“Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj,”-shkruan Basha.
Reagimi i plotë i Mentor Kikias:
Reagimi i plotë i Anila Bashës:
E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.
As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s’mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.
Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj. Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t’i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë mveshur.
Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.
ELBASAN- Qytetarë e simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbështetje të 7-të arrestuarve që bllokuan dhe organizuan...
ELBASAN- Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Krasta” në Elbasan, i cili u finalizuar tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të ar...
ELBASAN- Marjus Lulaj është emri i ndryshuar i Suel Celës, i njohur për incidentin te hyrja e tregut agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017 k...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Repolitix” është shprehur se nëse në vend krijohet sërish situate e ’97-tës shqiptarët e dinë m...
TIRANË- Autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një shtetas nga Azerbajxhani, i cili po largohej nga Shqipëria me 32 mijë dollarë të pa deklaruara.I ndal...
KUKËS- Një furgon ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar. Mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë dhe është nisur me urgjencë për në spital.Ende nu...
TIRANË- Skandalet duket se po mbulojnë njëri pas tjetrit maternitetin Koço Gliozheni. Pas vënies së të gjithë spitalit në shërbim të mjekut Orjon Gl...
TIRANË- Pas lirimit të këngëtarit Arkimed Lushaj, të njohur ndryshe si “Stresi” nga burgu, ka reaguar edhe i ati i tij, Sali Lushaj.Ish-truproja i Sali Ber...