Aktualitet

Skenari i ’97/ Artan Hoxha: Shqiptarët nuk kanë harruar, tani e dinë se kujt duhet t’i bien

14 Qershor 2019, 19:08 Nga DOSJA
Skenari i ’97/ Artan Hoxha: Shqiptarët nuk kanë harruar, tani e

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Repolitix” është shprehur se nëse në vend krijohet sërish situate e ’97-tës shqiptarët e dinë me kë të përballen.

Sipas Artan Hoxhës, nëse qytetarët preken do të sulen ndaj politikanëve dhe oligrakëve që kanë marrë paratë e tyre.

Në ’97 shqiptarët u prekën nga xhepi dhe nuk iu doli njëri garant. Jemi në një lojë shahu por nuk është tavolinë e thjeshtë është terriori i republikës së Shqipërisë. Gjithë ndërkombëtarët kanë bërë me dije se nuk do të ndërhyjnë këtë herë. Jemi në pikën që nuk ka më rregulla loje. Jemi në momentin kur tifozët janë në fushë. Kërcënimet që secila palë i bëjnë që ta trembin tjetrin. Njerëzit e dinë tani se kujt duhet t’i bien. Politikanët janë më të pasur se oligarkët vetë. Qytetarët janë jashtë vorbullës por kur të hyjë turma, loja nuk dihet se nga shkon. Shqiptarët nuk e kanë harruar ’97. Kur plas lufta e dinë se kush digjet. Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore non-stop. Po shkoi situata aty, ai polici është i pari që i shkon asaj residence mes për mes,”-tha Hoxha.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kriza e vitit 1997 kriza politike artan hoxha kriza e vitit 1997 kriza politike

Sondazh

Poll