Aktualitet

Arrestimi i oficerit në Elbasan, SHÇBA: Dha të dhëna të rreme para policisë

5 Nëntor 2021, 11:58 Nga DOSJA
Arrestimi i oficerit në Elbasan, SHÇBA: Dha të dhëna

TIRANË– Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka dalë me një njoftim zyrtar pas arrestimit të oficerit të njësisë ‘Fast’ në Elbasan, Sokol Fana. Arrestimi i tij u bë pasi mashtroi një person në këmbim të parave. Po ashtu, zbulohet se Fana ka dhënë të dhëna të rreme përballë oficerëve të policisë gjysësore. Atij iu sekuestrua jnë armë zjarri dhe dy aparate telefonike. Fana akuzohet për veprat penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”

NJOFTIMI:

Elbasan – Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet oficeri ne elbasan sokol fana arrestohet oficeri ne elbasan sokol fana

Sondazh

Poll