Politike

Sfida e Salinjanit: Nëse nuk del fjala ime, tërhiqem nga politika!

4 Nëntor 2021, 22:25 Nga DOSJA
Sfida e Salinjanit: Nëse nuk del fjala ime, tërhiqem nga politika!

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinjani ka vendosur një bast lidhur me çështjen e statutit të PD-së. Në fjalën e tij në emisionin “Open”, gjatë një debati me botuesin Nikollë Lesi, lidhur me zhvillimet më të fundit me “Foltoren” e Sali Berishës dhe përplasjen e tij me Lulzim Bashën.

“Me sfidë, nëse Kuvendi… me statut e nxjerrim tani. Nëse e shkarkon pa mocion të Këshillit Komvëtar, unë tërhiqem nga politika. Po të them një gjë; nëse nuk është kështu siç them unë, tërhiqem nga politika,“-tha ai.

Po ashtu, ai shtoi se të gjithë mbështetësit e Berishës, sot kanë qenë dikur nxitësit e gabimeve të Bashës, të cilat sot i kritikojnë.

“Të gjithë këta që e ndjekin në Foltore kanë qenë nxitësit e gabimeve më të mëdha. Të gjithë që janë aty,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salinjani ervin salinjani

Sondazh

Poll