Politike

Dega e PD në Angli: Kuvendi Kombëtar të mblidhet së më shpejt

4 Nëntor 2021, 17:09 Nga DOSJA
Dega e PD në Angli: Kuvendi Kombëtar të mblidhet së më

ANGLI- Dega e Partisë Demokratike në Angli është pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së. Me anë të një deklaratë për mediat, dega e PD-së ka thënë se statusi i Partisë është shkelur komplet dhe se për këtë duhet riorganizim. Në deklaratë thuhet se humbjet që kanë ndodhur rresht për të tretën herë në vend, nga ana e PD-së, është sikur ata janë në pushtet me Edi Ramën.

Deklarata e plotë:

Duke parë dhe ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Partinë Demokratike në Shqipëri, edhe ne si degë jo pak e rëndësishme e kësaj Partie, me një kontributin të pamohueshëm për vite me radhë këtu në Mbretërinë e Bashkuar kemi reagimin tonë si anëtarë e demokratë të PDSH.

Edhe pse nuk ndodhemi fizikisht në atdhe e ndjejmë veten pjesëtare dhe të pandarë të gjithë atyre njerëzve të shumë vuajtur të vendit tonë. Prandaj për këtë ne nuk reshtim pa pushim në mbështetje tonë për Demokraci në këtë vend. Por duke parë gjendjen e mjerueshme ku është katandisur vendi, vjedhjen e votës, korrupsion në përmasa të mëdha, me kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, kapja e medias, keqpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike në masë të madhe, vjedhje e votës së lirë, ku shteti po kalon në një autokraci të vetme.

Të gjithë kësaj situate i shtohen edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike me humbjet e saj të reshtura sikur të jetë në pushtet me Edi Ramen plot 3- mandate radhazi. Kështu ne si degë e PD-së në Mbretërinë e Bashkuar kërkojmë:

1-Të gjithë demokratët të mblidhen rreth Partisë Demokratike.

2- Respektimi me përpikmëri i statusit të Partisë. ( që është shkelur totalisht në raste të shumta).

3- Kërkojmë që forumet e partisë të respektohen dhe çdo masë që merret të diskutohet duke u bazuar në Statusin e partisë që vetë kemi votuar.

4-Kërkojmë që të gjithë demokratët kudo ku janë të mblidhen pa përjashtim dhe të thonë fjalën e tyre nëpërmjet forumeve të Partisë për të ardhmen e saj.

5-Kërkojmë sa më parë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike si Organi më i lartë dhe përfaqësues i kësaj Partie për të rikthyer mekanizmin e demokracisë së brendshme si dhe vendosjen e të ardhmes së PD.

– Gjithashtu kërkojmë përfaqësimin e gjithë demokratëve të Mbretërisë së Bashkuar në Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë që do të zhvillohet në Tirane me dt-11/12 2021.

Rroftë Shqipëria

Rroftë Demokracia

Rroftë Partia Demokratike.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dega e pd ne kuvendi kombetar i pd pd dega e pd ne kuvendi kombetar i pd pd

Sondazh

Poll