Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz-i” përplas 60- vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

14 Qershor 2019, 18:11 Nga DOSJA
Aksident në Korçë, “Benz-i” përplas 60-

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në rrugën Korçë-Boboshticë, ku një mjet tip “Benz” ka përplasur një 60-vjeçar. 

Pasi ka përplasur këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar, shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendngjarja ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë

Informacion paraprak.

Më datë 14.06.2019, në rrugën Korçë-Boboshticë, një mjet tip “Benz” ka përplasur një shtetas rreth 60 vjeç, këmbësor në rrugë (ende i paidentifikuar) dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce makina perplas kembesorin aksident ne korce korce makina perplas kembesorin

Sondazh

Poll