Bota

‘S’du me fol për atë pjesë’, gazetari reagon për herë të parë pas dëshmisë në Hagë

4 Nëntor 2021, 11:54 Nga DOSJA
‘S’du me fol për atë pjesë’, gazetari reagon

HAGË- Gazetari kosovar, Halil Berisha, ka qenë dëshmitari i dytë i thirrur në gjyqin nda ish-anëtarëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Halili ka folur për herë të parë ku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falenderuar të gjithë personat që e kanë përkrahur publikisht e privatisht.

Për pjesën e paraqitjes në Hagë, ai nuk ka dhënë asnjë koment por vetëm ka theksuar se stresin e presionin ia kanë larguar të gjithë ata që e kanë përkrahur.

Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj. Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka tjetër, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë”,-shkruan Berisha.

Berisha është përgjigjur në Hagë, lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin ish-krerët e OVL e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit nga zemra krejtve

Po e nisi me këtë falënderim për s’pari familjen, pastaj kolegët e ish-kolegët, shoqërinë e në veçanti  ata që edhe pa më njoftë personalisht më kanë përkrahë publikisht e privatisht.

Kjo pavarësisht paragjykimeve t’para kur qytetarët më kanë pa në atë dhomën e famshme.

Falenderim t’veçantë kam edhe për avokatin Arianit Koci, me t’cilin për disa ditë me radhë, çdo ditë, jemi taku n’Hagë të Holandes.

Arianiti ndihmë të jashtëzakonshme me ka jap edhe para se me shku n’Hagë. Bile krejt këtë punë u kanë i vullnetit me e bo edhe pa asnjë cent. Pak, shumë pak njerëz mujnë me ba këta. Faleminderit shumë Arianit.

Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj. Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë.

Lajmi kryesor/Hagë/Gjyqi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, sot dëgjohet dëshmitari i tretë

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjyqi ndaj ovl halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj ne hage gjyqi ndaj ovl halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj ne hage

Sondazh

Poll

Bota 4 Nëntor 2021, 08:26

DW: Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në n...

Bota 4 Nëntor 2021, 08:23

OBSH: Rritje e rasteve me COVID-19 në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të reja me COVID-19 u rrit javën e kaluar në shkallë globale dhe se Evropa ka njoftuar rritjen më të...