Bota

Kina shton kontrollin ndaj lojëra elektronike, ndalohet “Fortnite”

4 Nëntor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Kina shton kontrollin ndaj lojëra elektronike, ndalohet

KINË – Loja elektronike “Fortnite” ndaloi së pranuari regjistrime për lojtarë të rinj dhe  njoftoi në faqen e sah të internetit se nuk do të ishte më e disponueshme për shkarkim që nga e hëna. Serverët e tij do të mbyllen më 15 nëntor, që do të thotë se lojtarët nuk do të mund të hyjnë më në lojë.

Sipas CNN, “Fortnite” një lojë që mund të luhej nga shumë lojtarë në të gjithë botën, e prodhuar nga Epic Games, u lançua në Kinë në korrik 2018 në partneritet me Tencent (TCEHY). Gjigandi kinez i internetit dhe lojërave bleu rreth 40% të aksioneve në Epic Games gati një dekadë më parë. “Fortnite” vë deri në 100 lojtarë kundër njëri-tjetrit në një luftë për mbijetesë. Loja është bërë një fenomen kulturor dhe vitin e kaluar mirëpriti shfaqje muzikore nga artistë si Marshmello dhe Travis Scott, si dhe tre filma nga regjisori Christopher Nolan.

Loja kishte më shumë se 350 milionë lojtarë të regjistruar që nga maji 2020, sipas llogarisë së saj në Tëitter. Epic Games tha në qershor se ka më shumë se 500 milionë llogari aktive dhe miliona shkarkime në appstore. Njoftimi i kësaj jave e përshkroi Fortnite në Kinë si një version “beta test” të lojës. Nuk u tha pse loja po mbyllej, por u falënderuan lojtarët që morën pjesë në atë version. Epic Games nuk pranoi të komentonte pse loja po mbyllej përtej deklaratës qw dha lajmin.

“Fortnite” funksionon kryesisht si një lojë falas për të luajturduke bwrw blerje brenda aplikacionit, që do të thotë se lojtarët mund ta shkarkojnë lojën pa asnjë kosto, por më pas do të shpenzojnë para të vërteta për artikuj të tillë si kostumet për personazhet e tyre. Loja nuk u miratua kurrë nga qeveria kineze dhe për këtë arsye nuk mund të lançohej zyrtarisht dhe të fitonte para nga shërbimet e saj”, tha Daniel Ahmad, një analist në Niko Partners, i cili mbulon tregun e lojërave video në Kinë dhe Azi.

Autoritetet kineze kanë qenë shumw tw pwrqwndruar tek videolojërat kohët e fundit. Në gusht, Kina i i ndaloi lojtarët online nën moshën 18 vjeç të luanin gjatë ditëve të javës dhe e kufizoi lojën e tyre në vetëm tre orë shumicën e fundjavave. Në shtator, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se autoritetet kishin thirrur Tencent, NetEase dhe kompani të tjera për të diskutuar kufizimet rreth transmetimit dhe luajtjes së videolojërave mes të miturve.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kuriozitete #horoskopikinez #vitirikinez #shenjatezodiakut fortnite kampionati i fortnite kina bllokon fortnite #horoskopikinez #vitirikinez #shenjatezodiakut fortnite kampionati i fortnite kina bllokon fortnite

Sondazh

Poll

Bota 4 Nëntor 2021, 08:26

DW: Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në n...

Bota 4 Nëntor 2021, 08:23

OBSH: Rritje e rasteve me COVID-19 në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të reja me COVID-19 u rrit javën e kaluar në shkallë globale dhe se Evropa ka njoftuar rritjen më të...