Aktualitet

Yuri Kim takohet me Gledis Nano, ambasadorja: Policia të jetë e besueshme te publiku

4 Nëntor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me Gledis Nano, ambasadorja: Policia të jetë e

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Ky është takimi i parë mes Kim dhe Nanos, që pas zyrtarizimit të tij në detyrë. Pas daljes nga takimi i cili nisi në orën 10:30, ambasadorja dhe Nano dolën me një deklaratë për gazetarët. Nano bëri të ditur se në takim i kërkoi mbështetje Kim mirëpo dhe i ka siguruar se policia do të jetë në nivelet më të larta.

Ndërsa ambasadorja shprehu mbështetjen e SHBA-së ndaj policisë së shtetit si morale ashtu dhe në pajisje që i duhen për operacione të ndryshme. Mirëpo, Kim bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar dhe për mënyrat e ndryshme të cilat mund të rrisin besimin te publiku.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kim: E përgëzova Nanon për pozicionin e ri, do tregojmë suport për policinë

Takimi me Yuri Kim, Nano: I sigurova se policia do jetë në nivele të larta!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gledis nano kim takohet me nanon yuri kim gledis nano kim takohet me nanon yuri kim

Sondazh

Poll