Aktualitet

Takimi me Yuri Kim, Nano: I sigurova se policia do jetë në nivele të larta!

4 Nëntor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Takimi me Yuri Kim, Nano: I sigurova se policia do jetë në nivele

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano deklaroi pas takimit me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim se i ka siguruar se policia do të jetë në nivelet e larta. Ndër të tjera, ai zbuloi se në takim kërkoi dhe mbështetje të vazhdueshme për policinë e vendit.

‘Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia ka me të gjitha veprimtaritë me SHBA. E vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe mbështetje, i sigurova që policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës, kërkova dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA mund të japë për policinë. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm. Unë jam i bindur se bashkë do ia dalim.‘- tha Nano.

LAJMI KRYESOR: Yuri Kim takohet me Gledis Nano, ambasadorja: Policia të jetë e besueshme te publiku

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano kim takohet me nanon gledis nano kim takohet me nanon

Sondazh

Poll