Aktualitet

‘Open Balkan’/ Rama në Beograd! Darkë me Vuçiç dhe Dimitrov! Një i ftuar surprizë

3 Nëntor 2021, 06:52 Nga DOSJA
‘Open Balkan’/ Rama në Beograd! Darkë me

SERBI– Sot dhe nesër do të zhvillohet në Beograd takimi mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’; Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por në momentin e fundit është shtuar dhe një mik i “papritur”. Bëhet fjalë për kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Ky i fundit ka darkuar sot me presidentin serb Vuçiç, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov. Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, në vend të tij i pranishëm në Beograd është zëvendësi i tij. 

Gjatë vizitës së tij në Beograd sot, duket se Krivokapiç është bindur që t’i bashkohet parimisht nismës, duke e lënë të hapur mundësinë që edhe vendi i tij të bëhet pjesë e saj. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, edhe zv.kryeministri dhe aleati i qeverisë, Dritan Abazoviç gjithashtu u shpreh “pro” bashkimit në nismë.

Diskutimet e sotme, do të bëhen publike nesër. Agjenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.

PROGRAMI

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Nisma për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, që përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është nisur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në tetor 2019. emri “Mini Schengen” .  Nisma parashikon lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve. Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, Maqedonia e Veriut, nisma mori emrin “Ballkan i Hapur”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Open Balkan’, kryeministri malazez: S’ka ndonjë ndryshim me ‘Proçesin e Berlinit’

Restorant “mondan”! Vuçiç ndan pamje nga darka me Ramën: Pimë verëra serbe!

“ON TOP”/ Në majë të Beogradit! Vuçiç i tregon Ramës kullën e Serbisë,

‘O Edi, si je?’/ Vuçiç ndan pamjet nga takimi me Ramën, e çon të shohë kulla… (VD)

Zyra e Albin Kurtit: S’kemi pasur ftesë për “Open Ballkan”

RAMA mbërrin në BEOGRAD! E mban çadrën vetë, e pret në aeroport ministri Selakoviç

Takimi për Open Balkan, në rrugët e Beogradit valëviten flamuj shqiptar

Zyra e Albin Kurtit: S’kemi pasur ftesë për “Open Ballkan”

RAMA mbërrin në BEOGRAD! E mban çadrën vetë, e pret në aeroport ministri Selakoviç

Me “Air Albania”/ Edi Rama arrin në Beograd, Endri Fuga poston foton nga aeroporti

Nesër para mediave! Sot do darkojnë bashkë, axhenda e darkës për ‘Open Ballkan’

Brnabiç: Krivokapiç pranoi ftesën për të marrë pjesë në darkën për “Open Balkan”

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aleksander vucic edi rama nikolla dimitrov open ballkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikolla dimitrov open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2021, 06:26

Si lindën firmat piramidale në Shqipëri?

Në fillim vendi u përball me rënie të gati gjysmës së prodhimit të brendshëm mes 1989 dhe 1992 dhe inflacioni u rrit në tre shifra.Rritja e Prodhimit të Brendsh...