Aktualitet

Po merrnin armë zjarri nga një trafikant kokaine, burg për dy shqiptarë në Angli

3 Nëntor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Po merrnin armë zjarri nga një trafikant kokaine, burg për dy

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë dënuar me nga 5 vite burg secili, ditën e sotme nga një gjykatë në Britaninë e Madhe. Të dy u kapën brenda një Mercedesi teksa po udhëtonin drejt Liverpulit për të marrë një pistoletë.

Dominic Valerio, një tregtar kokaine dhe heroine, prezantoi Sefer Allushin dhe Erald Sida me James McGlade. Ky i fundit kishte fshehur një pistoletë gjermane në rezidencën Toxteth të Thomas Laëler.

Valerio kishte telefonuar veçmas Allushin dhe McGlade një ditë më parë, duke përdorur dy numra të ndryshëm telefoni. E të nesërmen, Sida shkoi në Preston për të marrë Allushin, e më pas të dy shkruan në banesën e Valerio-s në High Street, për të shkuar përfundimisht në Toxteth.

Në momentin e ndërhyrjes nga Policia, McGlade doli nga dera e pasme dhe u hodh mbi një mur, duke prerë dorën e djathtë në tela me gjemba. Më pas ai hodhi xhaketën dhe hodhi telefonin e tij, i cili nuk u gjet kurrë, por gjithsesi u prangos nga Policia. Ndërkohë që gjatë gjyqit për Allushin dhe Sidën, pala mbrojtëse tha se një prej shqiptarëve kishte ardhur në Britani për një jetë më të mirë, ndërsa tjetri kishte aplikuar për azil. Por për fat të keq, të dy do të deportohen për në Shqipëri.

Marrë nga washingtonnewsday

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne angli erald sida sefer allushin arrestohen shqiptaret ne angli erald sida sefer allushin

Sondazh

Poll