Aktualitet

Padia e Berishës në Paris për Blinken! Zv.prokurori: Vetëm është protokolluar!

3 Nëntor 2021, 20:02 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” së organizuar në Kavajë, Berisha deklaroi se Gjykata e Paristi kishte pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Por gazetari Albi Xhunga zbuloi në emisionin “Zona Zero” në Top News. Vetë gazetari kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit. Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit

Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha non grata sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha non grata sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll