Aktualitet

Plagosja në Ksamil, Gjykata e Sarandës liron të dyshuarit

3 Nëntor 2021, 21:47 Nga DOSJA
Plagosja në Ksamil, Gjykata e Sarandës liron të dyshuarit

SARANDË- Dy të dyshuarit si autorë të plagosjes që ndodhi këtë verë në Ksamil janë liruar. Mësohet se Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 28-vjeçarin Edison Vyzaj dhe 24-vjeçarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana janë lënë të lirë me vendim të gjykatësit Fatmir Ndreu.

Gjatë seancës së sotme prokurori Ilir Hoxha është shprehur se ekzistojnë kushtet për zbutjen e masës së sigurisë ndaj personave nën hetim, dhe ka pranuar masën “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të kërkuar për personin nga Sri Lanka, ndërsa masën për të dyshuarin tjetër e la në vlerësim të gjykatës. Ndërsa gjykatësi vendosi lirimin nga qelia për për të dy të dyshuarit dhe u “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Si ndodhi plagosja?

Më 13 gusht të këtij viti, Taulant Beqiri, Edison Vyzaj dhe Makawitage Perera ishin së bashku në një dhomë hoteli në Ksamil. Mes të rinjve shqiptarë ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Vyzaj ka qëlluar Beqirin dhe e ka lënë të plagosur, me një plumb në bark.

33-vjeçari u dërgua në spital, aty ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore, por refuzoi që të jepte emrin e tij para bluzave të bardha. Kjo ka bërë që dhe ai të dënohej pasi refuzoi të zbulonte idenititetin e tij, duke fshehur në këtë mënyrë krimin.

Edison Vyzaj tregoi para hetuesve në atë kohë se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj makawitage kalpa chethiya eishvajith perera ejiewrdana taulant beqiri edison vyzaj makawitage kalpa chethiya eishvajith perera ejiewrdana taulant beqiri

Sondazh

Poll