Aktualitet

“Mashtrimi me call center, që në 2018”, Braçe: SHISH dhe Policia të japin llogari!

3 Nëntor 2021, 21:27 Nga DOSJA
“Mashtrimi me call center, që në 2018”, Braçe:

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ngriti zërin ndaj autoriteteve shtetërore për nisjen e hetimeve të SPAK-ut për një rrjet mashtrues që operonte si “call center” në vendin tonë. Në profilin e tij në social, ish/zv-kryeministri tregon se fenomeni i mashtrimeve me “call center” është raportuar që në vitin 2018 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke publikuar rezultatet e këtij raporti të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Po ashtu, Braçe iu bën thirrje SHISH, policisë, drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave dhe institucione të tjera të japin llogari.

POSTIMI I ERION BRAÇES:

MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER, E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018! TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI! #DOKUMENTAT ne foto jane te MAJ 2018; I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare; 1. Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit; 2. Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit; 3. Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF. Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT. Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka goditur ne Gjermani e Hollande. TANI ESHTE KOHA ÇER TE DHENE LLOGARI; AMF, SHISH, POLICIA, DREJTORIA E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA DHE TE TJERA AGJENSI TE CITUARA NE KETO DOKUMENTA DUHET TE THONE TANI CFARE KANE BERE, CFARE NUK KANE BERE, CFARE NUK KA FUNKSIONUAR DHE ARSYET PERSE!

Nisur nga ngjarjet e fundit, ku SPAK-u ka nisur një hetim për 13 adresa operatorësh “call center” në vendin tonë me kërkesë nga Gjermania, ish-kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave kërkon që AMF, SHIH, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista të japin llogari se përse nuk kanë vepruar për fenomenin në fjalë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet call center erion brace spak spak ne call center call center erion brace spak spak ne call center

Sondazh

Poll