Politike

Çfarë i kërkoi ambasadorja Kim sot? Alibeaj flet me kode: Mund të ketë ardhur për…

3 Nëntor 2021, 22:09 Nga DOSJA
Çfarë i kërkoi ambasadorja Kim sot? Alibeaj flet me kode: Mund

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim sot me krerët e grupebe parlamentare, Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn, përkatësisht nga PS dhe PD. Por nuk u bënë me dije shumë detaje nga takimi. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar sot në ‘Open’ u pyet nëse ka dijeni për ndonjë kërkesë nga ambasadorja Kim drejtuar PD, ndërsa përgjigjja më pas la të kuptonte diçka tjetër.

Për ta çuar misterin deri në fund, si ishte ajo thënia e Ramës; nuk do të ketë negociata në anglisht. Mund të ketë ardhur për atë palë që nuk e do. E kuptove dhe këtë!,”-tha ai duke lënë të kuptohet se kësaj here Kim mund të ketë përcjellë një mesazh për socialistët.  

PJESË NGA BISEDA:

Vasili: Çfarë i ka kërkuar ambasadorja sot zotit Rushajt?

Alibeaj: Kur të kesh zotin Rushaj, ta heq ai kërshërinë.

Vasili: Pse ju nuk keni informacion në parti se çfarë ndodh?

Alibeaj: Mos u prek kaq shumë zonja Eni nëse pi unë kafe me Fredin apo jo!

Vasili: Kafe ndoshta nuk pini por përderisa vini në një studio të tillë besoj informoheni.

Alibeaj: Besoj se edhe diskutimi duhet të jetë prestigjoz se sa kafet që pi unë me Fred Rushajn.

Vasili: Nuk ju ndihmojnë këto, na jepni një përgjigje.

Alibeaj: Ajo që ju aludoni nëse na ka thënë që gjë për Vettingun. Besoj se nuk ja vlen askujt se të merremi me temë diskutimi se ku ka shkuar Zonja Kim. Ka një kërkesë nga PD e nënshkruar nga 28 deputetë e më shumë sesa kaq drejtuar Kuvendit për të bërë një ndërhyrje në Kushtetutë për tre çështje të rëndësishme; Vettingu në politikë; reformë territoriale dhe zgjedhore. Ti përplasim argumentat, mund të ketë ardhur për këtë çështje. Për ta çuar misterin deri në fund, si ishte ajo thënia e Ramës; nuk do të ketë negociata në anglisht. Mund të ketë ardhur për atë palë që nuk e do. E kuptove dhe këtë!  

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj yuri kim enkelejd alibeaj yuri kim

Sondazh

Poll