Politike

Replikat/ “Taksat do i fusësh në faturë”, Rama: Çmimet nuk i rrit qeveria

3 Nëntor 2021, 19:40 Nga DOSJA

TIRANË- Rritjet e çmimeve në vend kanë bërë që kryeministri Edi Rama të replikojë me ndjekësit në Facebook. Gjatë një postimi që ka bërë ditën e sotme në lidhje me heqjen e taksës për personat që kanë pagën 400 mijë lekë, komentuesit i janë “sulur” në pyetje Ramës në lidhje me rritjen e çmimeve. E po ashtu, kreu i qeverisë duket se ka pasur kohë të lirë gjatë udhëtimit nga Skocia në Serbi për t’ju përgjigjur.

KOMENTET:

Komentuesi: I bie te mos maresh taks nga gjysma me e madhe e shqiptareve dhe sbesoj t jesh aq sa te pranosh. Diku do i fusesh ato taksa ti, ne ndonje fature apo rritjë cmimi.

Rama: E para cmimet nuk kane asnje lidhje me qeverine, qe as nuk ngre as nuk ul çmime ne sistemin e ekonomise se tregut dhe e dyta, mos u cudit fare sepse ky eshte nje zotim i marre publikisht qe do te mbahet ne vitin 2022 dhe do te mbahet ne vitin 2022, pasi te miratohet ne parlament kete vit.

Komentuesi: Zoti Edi Rama nuk mendoje se eshte konceptuiar drejt “Zero takse mbi pagat deri ne 40 mije leke”, qe do te thote, qe taksohen pagat deri ne 40 mije leke e siper 40 mije leke, sdo kete taksa i bie, qe, goditen vetem punonjesit me paga deri ne 40 mije lek. Te tjeret me paga mbi 40 mije nuk preken nga taksa! Nuk mendoje se vendimet merren vetem per nje katagori perfituesish! Rishikojeni ju lutem!(ose postojeni draftin, baneri s’jep imazhin e plote te asaj qe doni te thoni).

Rama: eshte zero takse mbi pagat deri ne 40 mije jo zero takse mbi pagat mbi 40 mije.

Komentuesi: 40 mije te reja apo te vjetra???? Turp page 40 mije lek. Nderkohe ne Tirane e njohin shume mire euron. Turp i madh. Mjer populli, cfare te beje robi me pare me 40 mije lek, do te hysh ne europe ti!!!! Pikaaaa thuaj.

Rama: 40 mije te reja xhan, nuk ka paga 40 mije te vjetra.

Komentuesi: Tani a mbi a deri o zoteri, ndaje mendjen

Rama: mbi pagat deri

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me komentuesit edi rama rama me komentuesit

Sondazh

Poll