Politike

Protesta te ‘5 maji’, Veliaj: Banorët nuk duhen dëmtuar, do marrin aq metra sa kanë

3 Nëntor 2021, 10:56 Nga DOSJA
Protesta te ‘5 maji’, Veliaj: Banorët nuk duhen dëmtuar,

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur ditën e sotme se banorët që kanë shtëpitë te ‘5 Maji’ nuk do të dëmtohen, si dhe kush është pronar me letra do të trajtohet me formulën e pronarit. Veliaj tha se nëse dikush nga banorët është në proçes legalizimi, do të marrë metrat katrorë siç i kanë pasur më parë.

“Ligji thotë se banorët që kanë shtëpitë te “5 Maji” nuk duhet të dëmtohen. Pra, nuk mund të zgjidhim një hall, duke krijuar një tjetër. Kjo është arsyeja pse edhe banorët që banojnë në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku do bëhen lagjet e reja, do trajtohen njësoj. Kush është pronar me letra, do të trajtohet me formulën e pronarit, pra do marrë shumë më shumë seç kishte. Ndërkohë, dikush që është në proces legalizimi, pra e ka zaptuar atë tokë, që ka qenë në fakt tokë shtet, sepse gjithë Bregu i Lumit ka qenë tokë e Bashkisë, ndërmarrje e Bashkisë, do t’i marrin metrat katrorë siç i kanë pasur. Kontrata thotë: Sa metra ke? Ke 200 metra? Merr 200 metra banesë. Kush është spekulant do trajtohet si spekulant dhe do të nxirret publikisht si mashtrues, që shkon të përfitojë në një vend që nuk është i tiji, por i dikujt tjetër, vetëm për faktin se ka ndenjur aty disa kohë, qoftë me qira, ose qoftë në dakordësi me pronarin real. Njerëzit duhet të kuptojnë se këto nuk janë sevapet personale të Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë. Këto janë programe sociale, që shkojnë për të ndihmuar dy faktorë: Ata që humbën shtëpinë nga tërmeti dhe ata që, në fakt, për 1000 arsye, u gjendën në atë tokë të Bashkisë dhe të qeverisë, fillimisht duke e marrë pa leje, pastaj duke ndërtuar pa leje, por eventualisht duke e legalizuar dhe hipotekuar”, tha ai.

Protestat te “5 Maji” në Tiranë kanë nisur prej disa ditësh nga banorët të cilët janë kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, siç përcaktohet në vendimin që Këshilli i Ministrave ka marrë më 22 shtator të këtij viti.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj protesta te 5 maji erion veliaj protesta te 5 maji

Sondazh

Poll