Aktualitet

‘Shihte në të gjitha dimensionet’/ Lala rrëfen takimin me Aldo Baren: S’më foli fare

2 Nëntor 2021, 21:26 Nga DOSJA
‘Shihte në të gjitha dimensionet’/ Lala rrëfen

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një takim që ka pasur me kapobandën e Lushnjes, Aldo Bare. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se Bare nuk kishte pranuar që të fliste për kamerat dhe gazetarët, por i kishte bërë me dije se ishte gjithë kohës shumë i kujdesshëm. 

Gjithashtu ajo shtoi se Aldo Bare i kishte bërë me dije se edhe ushqimin nuk e konsumonte të pakontrolluara, nga frika se mund ta helmonin. 

“Nuk më pranoi të më fliste kur shkova për një repotazh në burg. Por nuk nuk i kishte humbur reflekset. Gjithë kohës që lëviznim brenda ai arrinte që të shihte në të gjitha dimensionet. Më ka thënë që edhe ushqimet nuk i ha të pakontrolluara. Për mua Aldo Baro është një nga njerëzit që ka pasur një ndikim të fortë në botën e krimit. Ka ndikuar edhe në shtet. E konsideroj edhe për shkak të formimit, se ka qenë efektiv i RENEA. Ishte më operativi,”-tha Lala.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare klodiana lala aldo bare klodiana lala

Sondazh

Poll