Bota

Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

2 Nëntor 2021, 16:52 Nga DOSJA
Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

PEKIN- “Yahoo” nuk do të operojë më në Kinë! Ky është vendimi i fundit i korporatës teknologjike duke arsyetuar se është detyruar të dalë në këtë përfundim për shkak të klimës jo të favorshme tregtare dhe teknologjike të krijuar nga shteti kinez.

Që prej ditës së djeshme, “Yahoo” nuk operon më në shtetin aziatik.

Rivaliteti tregtar dhe ekonomik mes dy superfuqive SHBA dhe Kinë si dhe programi i ashpër i presidentit kinez Xin Jianping për të ndërhyrë dhe orientuar aktivitetin e kompanive private të huaja në vend bëri që “Yahoo” të mbyllë përfundimisht aksesin e tij në Kinë.

“Yahoo” nuk është platforma e parë teknologjike dhe informuese që zgjedhë të mos ushtrojë aktivitetin në Kinë. “LinkedIn” u tërhoq vitin e kaluar pas nisjes së fushatës ekonomike nga shteti komunist për të favorizuar kompanite tregtare dhe teknologjike kineze ndaj sipërmarrjeve të huaja në vend.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kine yahoo kine yahoo

Sondazh

Poll