Bota

Ankohet Vuçiç: Ata që na bombarduan s’kanë të drejtë të flasin për drejtësi e ligj

2 Nëntor 2021, 16:04 Nga DOSJA
Ankohet Vuçiç: Ata që na bombarduan s’kanë të

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për bombardimet nga NATO në vitin 1999. Mediat në Kosovë raportojnë se ai është ankuar ndaj ndërkombëtarëve për ngjarjen e ndodhur në atë kohë dhe për faktin që ata e konsiderojnë Serbinë si rrezikun më të madh në Ballkan. Ai u shpreh se ata që bombarduan Serbinë, sipas tij, nuk kanë të drejtë të flasin për ligje dhe drejtësi.

“Ata që na bombarduan dhe që e ndanë vendin tani flasin për drejtësi dhe ligj dhe janë të parët që nuk kanë të drejtë të flasin për këtë. Këto janë faktet, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, vetëm se ata nuk duhet të flasin për hapjen e kutisë së Pandorës dhe se si vetëm ne qenkemi burimi i të gjitha të këqijave”, tha Vuçiç.

Në lidhje me raportin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë Christian Schmidt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiç u shpreh se nuk mund ta komentonte pasi nuk e kishte lexuar ende me detaje.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bombardimet e nato-s nato vucic bombardimet e nato-s nato vucic

Sondazh

Poll