Aktualitet

Pranohet gjykimi i shkurtuar për Enkelejda Hoxhën, më 17 nëntor del në gjyq

2 Nëntor 2021, 14:59 Nga DOSJA
Pranohet gjykimi i shkurtuar për Enkelejda Hoxhën, më 17

TIRANË– Ish-gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha ka pranuar akuzën për korrupsion duke bërë që të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Mësohet se Hoxha kishte depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesë për gjykim të shkurtuar duke u vetëdeklaruar fajtore për akuzat “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Dot, GJKKO ka shqyrtuar dhe ka pranuar kërkesën e ish-gjyqtares.

Më 17 nëntor në orën 10:00, Enkkelejda Hoxha pritet të dalë para trupës gjykuese për të disatën herë. Edhe të akuzuarit e tjerë, avokati Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçin, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por GJKKO ka pranuar vetëm kërkesën e Hoxhës momentalisht.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2021, 13:49

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin...