Art&Argëtim

Restoranti i Nusret kërkon kuzhinierë,paga sa çmimi i një pureje me patate

2 Nëntor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Restoranti i Nusret kërkon kuzhinierë,paga sa çmimi i një

LONDER– Restoranti i Nusret-it në Londër është në kërkim të një shefi për të punuar në kuzhinën e tyre. Sipas MyLondon reklama pretendon të ofrojë një “rrogë konkurruese”, megjithëse thuhet se kandidatit do t’i paguhet një tarifë për orë prej 12 £ plus bakshishe, kjo page është e njëjtë me çmimin e një pureje me patate në menunë e restorantit.

Njoftimi për vendin e lirë të punës u bë në Caterer.com , në reklamën e Salt Bae thuhet: “Mundësi e mahnitshme për një shef me përvojë De Partie për t’iu bashkuar ekipit të Nusret në restorantin e ri në Londër!”

“Si një kuzhinier De Partie, ju do të punoni me më të mirë nga Britania e Madhe dhe jashtë saj.”

“Ju do të luani një rol jetik në një ekip të madh dhe do të mbështesni nga kryekuzhinierin gjatë shërbimit.

“Kandidatit të përzgjedhur i ofrohet një pagë shumë konkurruese dhe mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar një karrierë globale. “Dërgoni CV-në tuaj!”

Nusreti u bë viral në internet në vitin 2017, pas fotos së tij duke hedhur kripën në një mënyrë të pa pare më parë, duke e rrëshqitur atë nëpër krahë. Nga ana tjetër shumë nga restorantet e Londrës kanë luftuar për të punësuar dhe mbajtur staf, pasi shumë persona janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar duke luftuar për një të ardhme më të mire.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete londer mylondon nusret londer mylondon nusret

Sondazh

Poll