Art&Argëtim

Zbulohet mashtrimi 3.38 milion dollarësh me monedhat virtuale “Squid Game”

2 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Zbulohet mashtrimi 3.38 milion dollarësh me monedhat virtuale “Squid

SHBA– Monedha dixhitale e frymëzuar nga seriali “Squid Game” në Netflix ka humbur pothuajse të gjithë vlerën e saj pasi u zbulua se ishte një mashtrim i mirë-menduar. Kriptovaluta “Squid”, e cila u reklamua si një kriptomonedhë “luaj për të fituar”, kishte patur rritje të madhe të cmimit gjatë ditëve të fundit. Sipas BBC, ajo mori shumë kritika për faktin se nuk lejoi blerësit të rishisnin monedhat e tyre.

Ky lloj mashktrimi ndodh kur promovuesi i një tokeni dixhital tërheq blerësit, ndalon aktivitetin tregtar dhe fiton me paratë e mbledhura nga shitjet. Krijuesit e Squid kanë grumbulluar rreth 3.38 milion dollarë (2.48 milion £). Nga ana tjetër ekspertët e kriptomonedhave kishin paralajmëruar për disa shenja treguese se ka të ngjarë të ishte një mashtrim. Kritikët theksuan gjithashtu se uebfaqja e saj përmbante shumë gabime drejtshkrimore dhe gramatikore. Faqja e internetit nuk egziston më dhe llogaritë e mediave sociale që promovuan tokenët gjithashtu janë zhdukur.

Kriptovaluta “Luaj për të fituar” është vendi ku njerëzit blejnë argumente për t’i përdorur në lojërat online dhe mund të fitojnë më shumë tokena të cilat më vonë mund të shkëmbehen me kriptovaluta të tjera ose monedha kombëtare. Të martën e kaluar, Squid po tregtohej me vetëm 1 cent. Në më pak se një javë çmimi i tij ishte rritur në mbi 2,856 dollarë. Vlera e saj tani ka rënë me 99.99%.

Është një nga skemat e shumta në të cilat mikro-investitorët naivë tërhiqen dhe shfrytëzohen duke u marrë paratë”, tha për BBC ekonomisti i Universitetit Cornell, Eswar Prasad. Profesor Prasad tha se blerësit duhet të jenë të vetëdijshëm kur blejnë kriptomonedha, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrje rregullatore.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete eswar prasa kriptovaluta netflix squid game universitetit cornell eswar prasa kriptovaluta netflix squid game universitetit cornell

Sondazh

Poll