Art&Argëtim

Jon Bon Jovi anuloi koncertin pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

2 Nëntor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Jon Bon Jovi anuloi koncertin pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

SHBA– Këngëtari Jon Bon Jovi anuloi koncertin në Florida pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, para shfaqjeje së të shtunës.
Bon Jovi është “plotësisht i vaksinuar dhe ndihet mirë”, konfirmoi publicisti i tij Kristen Foster për mediat e huaja të dielën në mëngjes, duke shtuar se këngëtari është i izoluar dhe nuk ka ndonjë ngjarje të ardhshme publike të planifikuar në këto kohë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Bon Jovi ishte planifikuar të merrte pjesë në “Pyetje dhe përgjigje të performancës intime akustike të tregimtarëve” si pjesë e një festimi gjithëpërfshirës të fundjavës së Halloween-it në Miami Beach.

Organizatorët po diskutojnë mënyrat se si do të proçedojnë me performancën e humbur të fundjavës për rreth 200 fansa të cilëve u kërkohej ose të vaksinoheshin kundër Covid-19 ose të siguronin prova të një testi negative. Grupi mësohet se ka qëndruar dhe ka luajtur për fansat pa këngëtarin kryesor.

Ende nuk dihet nëse koncerti do të caktohet për t’u zhvilluar sërish në një datë tjetër apo jo. Jon Bon Jovi nuk është këngëtari i parë që rezulton pozitiv me Covid-19 për këtë muaj. Kantautori Ed Sheeran njoftoi të dielën e kaluar se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bon jovi bon jovi me covid bon jovi bon jovi me covid

Sondazh

Poll