Art&Argëtim

Përvoja “drithëruese”e Kristen Stewart gjatë xhirimeve të filmit “Spencer”

2 Nëntor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Përvoja “drithëruese”e Kristen Stewart gjatë

SHBA- Aktoria Kristen Stewart foli për përvojën e saj “drithëruese” gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri “Spencer”. Në film aktoria, portretizon Princeshën e ndjerë të Uellsit, Lady Diana. Në mediat e huaja këtë javë aktoria tha se momenti më drithërues përfshinte pikërisht çastin kur ajo veshi fustanin ikonik të dasmës së Dianës.

“Kur e vesh atë fustan, duket sikur të kalon një montazh i jetës së saj para jush,” tha Stewart, duke shpjeguar rolin që luan në film. “Fustani i nusërisë më bëri të kaloja një ditë drithëruese.” Stewart tha gjithashtu se kishte një ndjesi se po lidhej me Dianën, e cila vdiq në vitin 1997. Gjatë xhirimeve ajo tregoi se përjetonte “ndjenja të frikshme, shpirtërore“.

“Është e frikshme të tregosh një histori për dikë që nuk jeton më, ndihem kaq e pushtuar.”

“Unë e ndjeja kaq të gjallë atë gjatë gjithë xhirimeve, edhe nëse ishte thjesht fantazi e imja”, shtoi aktoria.

“Kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin se ajo kishte vdekur,” tha Stewart. “Ndoshta dy ose tre herë në javë, unë thjesht duhet të kujtoja plotësisht faktin që ajo kishte vdekur. Unë thjesht nuk mund të pajtohesha me të, sepse luftoja për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë.”

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete kristen stewart lady diana spencer kristen stewart lady diana spencer

Sondazh

Poll