Bota

Ministrja e Shëndetësisë pret në tskim komandantin e KFOR-it

2 Nëntor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Ministrja e Shëndetësisë pret në tskim komandantin e KFOR-it

KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur në takim komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor, Ferenc Kajari.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ajo i ka uruar suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe i ka shprehur mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

Në takim thuhet nga MSH se u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.

Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajári kanë vlerësuar se vaksinimi kundër Covid-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni dafina gexha-bunjaku ferenc kajári kfor ne kosove dafina gexha-bunjaku ferenc kajári kfor ne kosove

Sondazh

Poll