Aktualitet

Goditi me grushte 33-vjeçaren, arrestohet autori në Durrës

2 Nëntor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Goditi me grushte 33-vjeçaren, arrestohet autori në Durrës

DURRËS– Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës. Pas hekurave ra 59-vjeçari me inicialet Xh. N, banues në Durrës pasi goditi me grushte një 33-vjeçare. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i caktoi masën “Arrest në burg”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim: Xh. N., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, më datë 19.07.2021, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen B. Q., 33 vjeçe, banuese në Durrës. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres sherr ne durres arrestim ne durres durres sherr ne durres

Sondazh

Poll