Aktualitet

EMRAT/ Emërohen shefat e rinj të komisariatit të Korçës e Pogradecit, ndryshimet

2 Nëntor 2021, 11:11 Nga DOSJA
EMRAT/ Emërohen shefat e rinj të komisariatit të

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë dy emërime të tjera në nivel komisariatesh në vend pas aksioneve të zhvilluara së fundmi në Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Sot është emëruar Bujar Laze si shef komisariati në Korçë, pas pezullizimit të Krenar Gjokutajt.

Ndërsa Oltion Agolli është emëruar shef i ri i komisariatit të policisë së Pogradecit. Hajri Kushe është emëruar zëvendësdrejtor në Shkodër, Endrit Reçeku shef komisariati në Fier si dhe Alfred Cenaj, shef komisariati në Elbasan.

Krenar Gjokutaj, u pezullua nga detyra pasi përgjimet zbuluan se kishte ndërhyrë për shoferin e një përfaqësuesi të Komunitetit Bektashian në zonë, i cili për shkeljet e bëra duhet të gjobitej me gjobë, e cila sipas aktit normativ parashikon 100-400 mijë lekë të vjetra dhe 30 ditë pezullim për lejen e drejtimit. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bujar laze krenar gjokutaj oltion agolli bujar laze krenar gjokutaj oltion agolli

Sondazh

Poll