Aktualitet

Call Center-at i zhvatën 500 mijë euro 1 personi, SPAK: Duam informacion nga bankat

2 Nëntor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Call Center-at i zhvatën 500 mijë euro 1 personi, SPAK: Duam

TIRANË– Prokuroria Speciale SPAK u ka dërguar letërporosi të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri duke kërkuar informacion për llogaritë e call centerave që veprojnë në vendin tonë. Po ashtu është bërë një kërkesë dhe për Drejtorinë e Tatimeve për bilancin e bizneseve në mënyrë që të nisë hetimi për transaksionet e dy viteve të fundit. SPAK ka dërguar një kërkesë dhe për kompanitë telefonike për thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjerman, holandez, italian dhe francez.

Pre e mashtrimit të Call Center-ave kanë rënë mbi 1 mijë shtetas të huaj, ku shuma e vjedhur ndaj tyre, gjoja për të investuar në bursë, shkon në miliona euro, pasi vetëm një personi mund t’i jetë vjedhur mbi 500 mijë euro.

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë të tjera zhvillime për sa i përket hetimi, duke thënë se vendi ynë është bërë problem në BE për Call Center-at.

Ditën e djeshme, nga SPAK u bë me dije se ka nisur një hetim sekret për 13 call centera që veprojnë në Shqipëri, pasi kërkesa ka ardhur nga homologët gjermanë, sepse shumë shtetas të tyre kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë humbur miliona euro.

Hetimi është kërkuar nga Gjermania, por më pas janë bashkuar edhe vende të tjera, si Italia dhe shtete nordike. Qytetarët telefonohen dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash në bursë apo gjetkë, duke u sjellë humbje të mëdha parash.

Autoritetet e huaja kërkojnë të identifikohen disa numra llogarie bankare, numra telefoni dhe personat që qëndrojnë pas këtij biznesi të jashtëligjshëm që po vjedh qytetarët e tyre nga Shqipëria duke përdorur agjentë të rremë financiar. Në “lupë” janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Hetimet për Call Center, Hoxha: Do ketë zhvillime, jemi bërë problem për BE-në

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet call center spak spak ne call center tirane call center spak spak ne call center tirane

Sondazh

Poll