Aktualitet

Aksidentohet 20-vjeçari në Korçë, arrestohet autori

2 Nëntor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Aksidentohet 20-vjeçari në Korçë, arrestohet autori

KORÇË– Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një drejtues mjeti, pasi ka shkaktuar një aksident. Në pranga ka rënë personi me inicialet Z.SH, pasi në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, pranë fshatit Voskop, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Golf”, ka aksidentuar M. P., 20 vjeç. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Z. Sh., banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas më datë 31.10.2021, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, pranë fshatit Voskop, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf”, ka aksidentuar shtetasin M. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe më pas drejtuesi u largua nga vendngjarja.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne korce aksident aksident ne korce

Sondazh

Poll