Aktualitet

Gjiknuri: Vetingu në gjyqësor është normë, atë për politikanët e diskutojmë

2 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Gjiknuri: Vetingu në gjyqësor është normë, atë

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur më pare, është një normë kushtetuese dhe nuk duhet  diskutuar më. Në një deklaratë për mediat, numri dy i socialistes tha se nëse nuk miratohen propozimet për zgjatjen e afateve të Vettingut  do të ishte një dëm, por që gjithsesi vazhdimësia është garantuar nga Kushtetuta. Sipas Gjiknurit, edhe procesi i Vettingut në politikë mund të diskutohet por duhet pasur kujdes me këtë gjë.


“Për mendimin tim, qasje e cila ka qenë edhe nga komuniteti ndërkombëtar, është që çështjet nuk duhet të përzihen. E para një herë Vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur kohë më parë, tashmë është një normë kushtetuese dhe ka dalë si nevojë e skadimit të një afati që kemi rënë të gjitha palët dakord. Kështu që është vazhdimësi. Ndërsa çështjet e tjera që kanë dalë rishtazi për nevoja të ndryshme politike, ne duhet të shikojmë kuadrin aktual ligjor. Nuk jam kundër që të negociohet, por nuk mund të them nëse është e nevojshme për nivel kushtetues. Kjo sepse Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që bënë të mundur kontrollin e figurës së politikanit, si ligji për deklarimet e pasurive, kemi një ligj të antimafias dhe pastrimit të parave si dhe ligjin për dekriminalizimin që është ndër ligjet me të ashpra. Ne kemi legjislacion të plotë por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të diskutojmë për gjëra të cilat janë të bëshme, ka eksperienca dhe nuk vënë në rrezik arritjet e deritanishme. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanëve. Të përziesh gjyqësorin në procese administrative është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë. Vettingu në gjyqësor erdhi si nevojë edhe për shkakun se ato janë ato në një profesion për jetë dhe nuk i japin llogari askujt. Në rastin e politanëve është ndryshe. Nëse votimi dështon sigurisht që do të bëhet një dëm por në fund të fundit Kushtetuta e ka parashikuar. Me këtë nuk dua të them që nuk kemi nevojë për konsensus apo kompromis por pa vënë në rrezik institucione. Unë në fakt pres që të vijë opozita për fillimin e punës së komisionit  pasi ata të caktojnë edhe njëherë anëtarët. Ka një eksperiencë se si trajtohet  reforma zgjedhore, gjithmonë fillohet nga rekomandimet e OSBE ODIHR, besoj fokusi aty duhet të jetë. Nëse ka element të tjerë, që mund të gjejmë kompromis jemi të hapur për përmirësim procesit jemi të hapur,”- tha Gjiknuri.

Gjiknuri është propozuar nga socialistët që të jetë bashkëkryetar në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore që ka marrë dritën jeshile nga PS-ja. Një ditë më parë mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve dshtoi pasi Partia Demokratike braktisi sallën. PD kërkon që të diskutohen në të njëjtën mbledhje propozimi i tyre për ndryshimet kushtetuese dhe zgjatja e Vettingut, e sjellë nga PS-ja. Por kjo gjë u kundërshtua nga maxhoranca. Debate pasi edhe mes socialistëve, pasi Klotilda Bushka kërkoi që për zgjatjen e afateve të Vettingut, të kërkohet një opinion nga Venecia, ndërsa socialisti Fatmir Xhafaj kundërshtoi dhe tha se duhet bërë një analizë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike damian gjiknuri zgjatja e mandatit per organet e vettingut damian gjiknuri zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll